Aventurierët në SHBA po e përdorin vorbullën polare që ka pushtuar vendin për të kryer disa eksperimente që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Sa herë që temperaturat arrijnë nën zero, mediat sociale mbushen me video të njerëzve që përpiqen të bëjnë “lojën” me ujin e valuar.
Në këtë rast në person hedh në ajër një sasi uji të valuar, i cili hapet si një re e bardhë në momentin që arrin temperaturat e ngrirjes.
Ndërsa duket sikur uji është kthyer menjëherë në dëborë, në të vërtetë është kthyer me shpejtësi në avull. Ai pastaj kondensohet shpejt duke u kthyer në pika uji. Këto pika uji më pas ngrijnë dhe kthehen në gjendje të ngurtë.
Nëse bëhet siç duhet, kjo lojë mund të rezultojë e mahnitshme, por duke konsideruar se luhet me ujë të nxehtë, incidentet janë të pashmangshme.
Sesa i rrezikshëm mund të jetë uji i valuar e kuptoi Chris Kieger, i cili provoi të luante me gjysmë i zhveshur me një palë shapka. Rezultatet shihini vetë. JOQ Albania