Inteligjenca amerikane: Ballkani Perëndimor në rrezik nga konflikti ushtarak, përfshirë edhe Kosovën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.01.2019, 18:09

Mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimet kryesore për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për vitit 2019, thuhet në një raport të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së rreth vlerësimit të kërcënimeve në botë për vitin 2019.

Sipas këtij raporti, Rusia do të tentojë të shfrytëzojë tensionet etnike në Ballkan dhe korrupsionin që është në nivele të larta, për të penguar rrugën euro-atlantike të vendeve të këtij rajoni, transmeton JOQ Kosova.

“Ballkani Perëndimor, pothuajse me siguri do të mbetet ende në rrezik për të pasur dhunë të nivelit të ulët dhe ndoshta të ndonjë konflikti të hapur ushtarak gjatë vitit 2019. Rusia do të kërkojë të shfrytëzojë tensionet etnike dhe nivelet e larta të korrupsionit për të penguar vendet e këtij rajoni që të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO”, thuhet në raport.

Sipas raportit, grupi militant Shteti Islamik dhe organizata terroriste Al-Kaida, vazhdojnë të konsiderohen rrezik për sigurinë në botë.

Në raport thuhet se grupi militant Shteti Islamik, ende urdhëron mijëra luftëtarë në Siri dhe Irak dhe ka mijëra mbështetës nëpër botë, pavarësisht humbjeve që ka pësuar në territor.

Sipas ISIS-it me shumë gjasë do të vazhdojë të kryej sulme jashtë territorit të Irakut dhe Sirisë kundër kundërshtarëve rajonalë dhe perëndimorë, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“ISIS-i po kryen sulme në Irak dhe Siri për të minuar përpjekjet e stabilizimit dhe për t’u hakmarrë kundër armiqve të saj, duke shfrytëzuar tensionet mes sekteve në të dy këto vende. Në vlerësojmë se ISIS-i do të kërkojë të shfrytëzojë situatën duke përfshirë pakënaqësitë sunite, paqëndrueshmërinë shoqërore dhe mungesën e shtrirjes së forcave të sigurisë, për të rifituar territor në Siri dhe Irak, për një afat më të gjatë”, thuhet në këtë raport.

Një pjesë e këtij raporti flet edhe për kërcënimin që mund të vijë nga organizata Al-Kaida. Kjo organizatë sipas këtij raporti, mbetet një sfidë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për vitin e ardhshëm.

Ndryshe, Kosova por edhe Shqipëria bëjnë pjesë në vendet e Ballkanit Perëndimor, por e para është më e rrezikuar për shkak të numrit më të madh të personave që i janë bashkuar organizatave terroriste.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit