Ari me tre këmbë dhe një luan i shndërruar në “mi”/ Pamje të tmerrshme nga “Kopshti i Ferrit”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.01.2019, 19:54

Mbrojtja e kafshëve në Shqipëri është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve, apo shoqatave që merren kanë për detyrë t'i mbrojnë ato.

E themi këtë sepse nëpërmjet disa videove të publikuara nga JOQ Albania shihej qartazi gjendja në të cilën mbahen kafshët në "Kopshtin Zoologjik" të Tiranës, apo në "Kopshtin e Ferrit" ta quajmë më mirë.

Ari me një këmbë të prerë, arinj që ushqehen me disa kocka të hedhura tej në betonin e kafazit dhe një luan i shndërruar në "mi" është pamja që ofrohet për qytetarët që e kanë vizituar dhe vizitojnë "Kopshtin e Ferrit", në Tiranë.

Kushtet që mbahen kafshët në "Kopshtin Zoologjik" të Tiranës janë të tmerrshme dhe për këtë askush nuk e ka ngritur zërin.

Lidhur me këtë rast reagoi organizata "Four Paws", e cila shkruan se ariu Dushi, me këmbën e prerë është marrë nga Kopshti Zoologjik i Fierit, i cili u mbyll pasi u zbulua se si keqtrajtoheshin kafshët dhe është sjellë në Tiranë, me qëllim transferimin jashtë Shqipërisë, por procedurat janë duke i vonuar.

"Four Paws" shkruan:

Të nderuar @joqalbania, kemi lajm të mirë në lidhje me postin tuaj! AriuDushi në video u shpëtua nga ekipi ynë nga të ashtuquajturit "kopshti zoologjik më i keq në Evropë". Tirana Zoo është vetëm një ndalesë në rrugën e saj për lumturinë, pasi në disa javë kemi në plan për ta transportuar atë në një nga SYN. Ne shpresuam se tashmë do të ishte atje, por lëshimi i dokumenteve të saj zyrtare ka vonuar transferimin. Dushi u përmirësua shumë që kur e shpëtuam, morëm trajtim veterinar dhe morëm kujdes të vazhdueshëm. Dëmtimi i saj në këmbë ishte për shkak të një kurthi që përdoret për të kapur arinjtë.

Fjalët janë të tepërta për këto pamje, janë shumë larg habitatit origjinal të së cilës kafshët dhe aty askush nuk është i lumtur, as kafshët, por as qytetarët që i vizitojnë.

Ku janë autoritetet bashkiake dhe ata të mbrojtjes së kafshëve në Tiranë?!

Dikush duhet të vihet para përgjegjësisë për këtë mjerim dhe mënyrën se si po i shfrytëzojnë kafshët.

Për më shumë komentet ju mbeten juve!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit