Një anomali e zbuluar kohët e fundit në softuerin e FaceTime të Apple po krijon një situatë aspak të këndshme tek përdoruesit e iPhone-ve.
Kështu, thuhet se Face Tume po i lejon përdoruesit e iPhone t’i dëgjojnë personat të cilët janë duke telefonuar, edhe pse ata nuk kanë zgjedhur të përgjigjen.
Sipas Guardian, Apple e ka mbyllur përkohësisht funksionalitetin e video-telefonatave në grup në aplikacionin FaceTime, ndërkohë që përpiqet të rregullojë gabimin.
“Buburreci”që ka pushtuar aplikacionin i lejon përdoruesit gjithashtu që edhe të shohin nga kamera e personit që po telefonojnë edhe pse ai nuk është përgjigjur akoma.
Anomalia u zbulua ishte fillimisht nga Benji Mobb, i cili e shpërndau në Twitter dhe më pas u testua nga një gazetar i CNBC, Todd Haselton.
Haselton përdori një iPhone për të thirrur redaktorin e tij duke përdorur aplikacionin FaceTime të Apple dhe u përgjigj po vetë nga celulari i tij. JOQ Albania
Now you can answer for yourself on FaceTime even if they don’t answer🤒#Apple explain this.. pic.twitter.com/gr8llRKZxJ
— Benji Mobb™ (@BmManski) January 28, 2019