Me datën e prezantimit që afrohet çdo ditë e më shumë, vazhdojnë edhe "rrjedhjet" e njëpasnjëshme të informacionit për pajisjet e reja nga Samsung.
Por, gjithsesi, tjetër gjë është të mësosh për parametrat e gjeneratës së re dhe tjetër gjë është ta shohësh si do të duken telefonat e rinj në raftet e dyqaneve.
Për fat të mirë, një llogari shumë e populluar në You Tube, e quajtur, Concept Creator ka publikuar më në fund një video që që tregon sesi mund të duken Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus.
Gjiganti koreano-jugur do t’i prezantojë zyrtarisht pajisjet e reja më 20 shkurt në eventin e quajtur, “Unpacked”.
Videoja është prodhuar duke ndjekur stilin zyrtar të kompanisë, pra vjen si të ishte reklama zyrtare e dy smartfonëve të rinj.
Për më shumë detaje, shihni videon. JOQ Albania