“Po pse s’na hodhe dhe ndonjë tjetër o burrë?”/ Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, filmohet duke i kërkuar para pacientit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.01.2019, 20:39

Pavarësisht se kryeministri aktual i vendit pretendon se shëndetësia në Shqipëri është falas, të gjithë shqiptarët që u ka rastisur të paktën një herë që t’i jenë drejtuar cilitdo spitali në vend, e dinë fare mirë se korrupsioni është sheshit dhe mjaft galopant.

Një qytetar ka dërguar një video ekskluzive në redaksinë e JOQ Albania ku pretendohet se si Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, Prof. Ass. Zihni Sulaj, pranon para nga një person në mënyrë që ai ta shtrojë në Pavionin e Toksikologjisë Klinike pranë QSUT. Madje jo vetëm kaq, por në video duket dhe dëgjohet fare qartë kur doktori thotë se: “Po pse s’na hodhe dhe ndonjë tjetër o burrë?”.

Mendohet se video është bërë vitin e kaluar në zyrën e doktorit. Denoncuesi shprehet se ai i ka lënë mbi tavolinë një kartmonedhë prej 5 mijë lekësh të rinj, por me sa duket doktori ka ngelur i pakënaqur me aq pak dhe duket se i ka kërkuar edhe të tjera, siç dallohet qartë edhe në video.

Është e pakonceptueshme se si një mjek i thjeshtë e jo më Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Klinike në QSUT, t’i kërkojë para një të sëmuri për ta shtruar në spital.

Mbetemi në pritje për të parë nëse zoti Rama do të ndërmarrë ndonjë hap pas kësaj videoje apo do të mjaftohet thjesht me ndonjë meme./JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit