Qentë endacakë prej kohësh janë kthyer në një shqetësim serioz, në disa qytete të Shqipërisë. Shumë persona kanë rënë pre e sulmeve të tyre.
Një grua ka denoncuar për JOQ Albania një rast të tillë të ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet.
Ajo shprehet se është kafshuar nga 4 qen endacakë pranë Kryeministrisë.
Denoncuesja shton më tej se aty pranë ishin dhe disa policë, të cilët nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.
Fatmirësisht plaga mbi këmbën e saj është sipërfaqësore dhe jo thellë.
Denoncimi për JOQ Albania: