I mashtron “viktimat” e tij me një qetësi të jashtëzakonshme, ky është “fisniku” që po bën namin me para falso

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.01.2019, 15:32

Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, mbërriti një denoncim (Lexo këtu) në lidhje me një person të moshës 38-39 vjeç, i cili ka mashtruar një farmaciste në Durrës, në zonën e Kënetës, duke i dhënë 50 euro falso.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën dhe ekzistojnë gjithashtu pamje filmike të personit. Po ky person ka bërë të njëjtin veprim në Tiranë në një dyqan lulesh.

Sipas një tjetër denoncimi për JOQ Albania, ai kishte mashtruar sërisht shitësen e dyqanit, duke i dhënë 50 euro falso, duke ruajtur një qetësi të jashtëzakonshme. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ai është larguar nga dyqani duke vrapuar.

E njëjta histori është përsëritur edhe me një farmaci në Tiranë. Denoncuesi ka vënë re se është i njëjti person, ndërsa numri serial në kartëmonedhë është identik me atë të rasteve të tjera.

Sipas denoncuesit, ky person e ka bërë rrugë këtë veprim, duke marrë në qafë bizneset dhe farmacitë. Ndër të tjera ai shton se personi në fjalë është nëj falsifikues i mirfilltë dhe duhet bërë shembull, pasi do të dëmtojë edhe biznese të tjera.

Reagimi për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ. Vura re denoncimin qe ka bere nje farmaci ne durres ne lidhje me nje person qe ka blere me 50 euro fallco tek faqia juaj. Dua te bej gjithashtu te njejtin denoncim sepse edhe mua me ka ndodhur e njejta gje nga i njejti person dhe me te njejtin numer serie te monedhes. Duket qarte qe ky person e ka bere kete veprim ne disa biznese dhe duhet kapur sepse po i bie ne qaf bizneseve te farmacive . Keto jane imazhet ne famacin time perpara disa ditesh Te lutem postojeni sa me shpejt sepse nese behet virale mund te shpetojm dike Apo ai mund ta shohi dhe ndoshta nuk e bene me si veprim. Kam hezituar me pare sepse nuk doja probleme por shoh nga komentet qe per disa njerez eshte e pabesueshme si veprim. Por e hoqa vet ne kurriz dhe duhet bere shembull. Dhe euro fallco eshte identik i njejti me te njejtin nr.serial me ate qe eshte denoncuar edhe dje nga ju. Ky moster ka per tbere deme ne sh biznese te tjera nese nuk denoncohet."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit