“Do ta heq tani se mu nxeh shumë”, Xhevahir Zeneli tregon se si desh e ndau komshiu nga gruaja

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2019, 23:02

Xhevahir Zeneli është një nga humoristët më të dashur për publikun shqiptar. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin Xing me Ermalin.

Gjatë emisionit ai ka treguar një histori, që i bëri të gjithë të mbanin barkun me dorë. Zeneli tregoi se për faj të komshiut, desh është ndarë nga gruaja.

Historia bën fjalë për vitin 1991, kur në Shqipëri ishte kriza e ujit dhe familjet duhet të çoheshin në 5 të mëngjesit për të mbushur ujë. Ndërkohë komshiu i tij që banonte një kat më sipër kishte blerë një pompë uji dhe kishte bërë kontratë me gruan e Zenelit që të mbushnin ujë fshehurazi.

Zeneli tha:

Për faj të komshiut desh jam ndarë nga gruaja ime.Ne na vinte uji vetëm në 5 të mëngjesit dhe pastaj nuk vinte më. Komshiu sipër meje kishte blerë një pompë uji. Po ku dinim ne në ’91 ça ishte pompa.E montoi te pallati ai, vuri një çisterinë 3 mijë litra në tarracë dhe e thithte ujin.

Një ditë kishte takuar nusen time dhe i kishte treguar ajo që lodhej shumë me 2 fëmijë të vegjël. Komshiu i ofroi nuses time një marrëveshje. ’Në 3 të natës do lëshoj zorrën nga sipër dhe do mbushni edhe ju ujë por fshehurazi se po e kuptuan do kërkojnë të gjithë’.Një muaj ne mbushnim ujë kështu, na vajti mirë kontrata.

Një natë komshiu poshtë kishte dalë në ballkon pinte cigare dhe kishte dëgjuar muhabetin që bënte nusja ime me të zotin e pompës. Vjen në mëngjes komshiu dhe më thotë kam një muhabet serioz. Ruaje nusen se ta dredh me komshiun e katit të tretë, më tha.

Mbrëmë në 3 e natës doli ai në ballkon dhe i thirri nuses tënde je gati? Gati jam i tha ajo. E do i tha ai lart. E dua dhe mezi po pres i tha nusja jote. 20 minuta ranë qetësi nuk u ndjenë fare. Pas 20 minutash i tha ai: Të lutem do ta heq tani se mu nxeh shumë. Aman mos ma hiq i lutej nusja jote. Pasi kaluan 10 minuta i tha nusja jote: Hiqe tani se mbarova’. Po është zorrë e ujit o budalla i thashë unë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit