Bjarke Ingels është arkitekti danez i përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës për projektimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi për tërheqjen e kompanisë së tij nga ky projekt.
Ndërkohë Ora News ka kontaktuar me zyrën e shtypit të arkitektit danez. Kjo e fundit ka konfirmuar vazhdimësinë e projektit.
Në reagim thuhej:
Shembja e Teatrit Kombërtar dhe ndërtimi i një të riu shkaktoi mjaft tensione në arenën politike. Opozita e kundërshtoi me forcë projektin duke e quajtur akt korruptiv, ndërsa presidenti Ilir Meta e ktheu projektligjin në Kuvend herën e parë. Ndërkohë shoqëria civile dhe artistët, vijojnë të protestojnë kundër këtij projekti.