Natyrës në kanionet e Holtës i kanë dalë pronarët.
Hyrja në kanione është bërë e pamundur dhe në këtë mënyrë Gramshit i hiqet nga harta një perlë natyrore, e cila mirëpriste dimër e verë turistë nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Kompania “ERA HYDRO” shpk, vazhdon të punoje, duke mos lejuar askënd të kaloj murin, pasi Kanionet e Holtës janë privatizuar totalisht.