Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës kanë kërkuar dorëheqjen e dekanit Dhori Kule, me argumentin se ka mbajtur qëndrime pasive.
Prej disa javësh studentët e ekonomikut, por edhe ato të Fakulteteve të tjera janë ngujuar dhe kërkojnë plotësimin e plotë të kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.
Ata pohojnë se "Pakti për Universitetin", i prezantuar nga qeveria nuk është plotësim i kërkesave që ata kanë parashtruar.