Pushime dhe makina luksoze/ E shkuara kriminale e “Ronit të Shijakut”, që dyshohet si porositësi i heroinës në Has

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.01.2019, 20:04

Mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë ka rënë një tjetër anëtar i bandës së Shijakut, pas arrestimit të 20 anëtarëve në muajin Tetor të 2018, në kuadër të operacionit "Vol-vo 4".

I arrestuari është Hekuran Hoxha, 48 vjeç. I njohur ndryshe si "Roni i Shijakut", Hekurani duket i dhënë pas udhëtimeve në vende ekzotike dhe makinave të shtrenjta, njëkohësisht edhe pronar i disa bizneseve në zonën e Shijakut, ku dy prej tyre një pikë karburanti, si dhe një bar-kafe i ka "pagëzuar" me nofkën e tij, "Roni".

“Roni i Shijakut”, dyshohet se porositi heroinën që prodhohej në laboratorin e Hasit, ku u gjetën dhe sekuestruan 250 kilogramë heroinë bashkë me përzierësit, e u arrestuan 5 persona. Sipas prokurorisë Saimir Gjepali, (i shpallur në kërkim) dhe Hekuran Hoxha, janë dy kontaktet e biznesmenit Admir Hoxha, ende në kërkim, që akuzohet si njeriu që financoi ngritjen e laboratorit të drogave të forta.

Ndaj Hekuran Hoxhës rëndojnë 6 akuza. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Por edhe pse prej kohësh ka qenë një person në vëzhgim nga policia, nisur edhe nga precedentët e kaluar, pasi është arrestuar të paktën tre herë për trafik heroine në Turqi dhe Itali, Hekuran Hoxha nuk është ndaluar aspak. Ai ka vazhduar të promovojë në rrjetet sociale jetën e luksit nëpër pishina, rezidenca luksoze dhe vende të super të shtrenjta ku ka kaluar pushimet edhe familjarisht, shkruan Shqiptarja.

Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2009, bashkë me 4 persona të tjerë, ku 5 të arrestuarit u etiketuan si “5 bosët e Shijakut”, pasi kishin mundur të trafikonin rreth 488 kg heroine nga Shqipëria drejt Italisë.

Bashkë me Hekuran Hoxhën, në 2009 u arrestuan edhe Alket Hatija i njohur si “Zoti i drogës”, si edhe Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Saimir Gjepali, që të gjithë nga Shijaku. Gjithashtu, ai është arrestuar edhe në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit