Banorët e Astirit kërcënojnë Ramën: Do të tërheqim zvarrë se e ke mbushur Shqipërinë me korrupsion

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2019, 19:09

Banorët e Astirit dolën sërisht për të protestuar ditën e sotme. Ata përsëritën edhe njëherë kërkesat e tyre për anulimin e projektit dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Njëri nga banorët u shpreh se do të vijë dita që Ramën ta tërheqin zvarrë në bulevard.

Ai shton më tej se banorët do t'i japin një litar shefit të qeverisë për të varur veten.

Sipas tij Rama duhet të largohet pasi e ka mbushur Shqipërinë me korrupsion.

Ai tha:

A e patë sot me studentët dhe kur një vajzë i doli kundër dhe e përzuri nga salla. Kush është ky kryeministër që përzë nga salla, ku e gjen të drejtën ti. Ka ardhur ora për të tërhequr zvarrë në bulevard, siç tërhoqëm Enver Hoxhën. Edi Rama, erdhi ora ik nga Shqipëria. Tani do të japim litarë të varësh veten. ashtu do fshihesh edhe ti te bunkeri i Surrelit. Do vijë dita do të tërheqim zvarrë Edi Rama. Ke 76 ditë që na ke shkatërruar jetën. Unaza e bashkuar ka për të fituar. Edi Rama kriminel. Na është bërë Shqipëria magazinë hashashi. Hajde po ta mbajti hunjtë i kemi gati. Unë kisha vetëm diçka për t’i thënë kryeministrit, ne prapë do të tërheqim zvarrë, se e ke mbushur Shqipërinë me korrupsion. Poshtë projekti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit