“Po na përçan, po të vemë kryqin”, reagon ashpër pedagogia: Ky është mjerimi i shoqërisë shqiptare

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.01.2019, 17:45

Pas studentëve, të cilët e kanë quajtur shfaqjen e pedagoges Mimoza Manxhari si një të dërguar të qeverisë, e cila kishte shkruar në mbledhjen e së premtes me studentët e Ekonomikut, për t’u mbushur mendjen që të tërhiqen nga protesta, ka reagur edhe vetë pedagogia.

Manxhari në një postim në Facebook, ka publikuar videon ku ajo u ftes studentëve, ndërsa ka theksuar se ky publikim është i paramenduar për të provokuar gjithë atë dashakeqësi.

Në reagimin e saj pedagogia shkruan se ndjen dhimbje që të rinjtë po përdoren nga kushdo forcë politike, që po kërkon të krijojë armatën e shërbëtorëve të tyre.

Postimi i plotë:

Trishtim, që një i zgjedhur për të përfaqësuar interesat e studentëve në senat, të jetë aq i zellshëm për të shtremberuar të vërtetën e për më teper me aq djallezi, nxitoi ta publikoje ne menyre te shtrember nje komunikim, qe me paramendim e provokoi gjithë dashakeqesi. Ndjej dhimbje qe ne kete moshë, po keqperdoren nga çfaredo force politike ku aderojne, jo per te sjelle frymen e re te brezit qe perfaqesojne, por per t’u vene ne sherbim te kujtdo. Ky është mjerimi i shoqerise shqiptare që ndërhyn dhe pastertine e aspiratave të atyre studenteve që me thirrën, doja të mbroja. Ky është mekati i klasës politike, që po kerkon te krijoje armaten e sherbetoreve te tyre me tru te shpëlarë dhe shpirt të nxirë! Isha e ftuar nga studentwt e mi dhe krejt papritur e gjej veten në inskenimet e atij djaloshi, intrigimi që ai improvizoi i kalon kufijtë e ligësisë. Pak perpara tij, dy individë që nuk ishin studentë te fakultetit, me zëra të ngritur e gjoja të revoltuar protestonin duke kërkuar destabilitet politik e nxitur kaos e tension. Profesori nuk duhet të japë vetëm mësim, por dhe t’u gjendet studentëve kur ata ta kërkojnë një gjë të tillë. Sa keq, që të gjithë ata që u shfaqën sot në atë sallë, por edhe ata që i nxitën e ju qëndrojnë pas, nuk e dinë që janë të përkohshëm në këtë jetë e vetëm jetë nuk jetuan! P.S. ndjej se duhet te falenderoje studentet qe me derguan kete filmim te cilin ato e kishin praktike te organizimit te tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit