Deputeti i PD-së për Veliajn: Po vazhdon përpjekjet për të përçarë shqiptarët përmes qendrimeve raciste

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 19.01.2019, 17:49

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është një mashtrues, sepse po gënjen shqiptarët për investimet në konviktet e Qytet Studentit.

Shehaj më tej ka shkruar se Veliaj po vazhdon përpjekjet për të përçarë shqiptarët përmes qëndrimeve raciste.

Po ashtu në këtë postim, ai ka shkruar se Veliaj duhet të na thotë se çfarë ka bërë me miliona eurot, që ka marrë nga taksa për shkollën që u ka vënë qytetarëve të Tiranës, që kur erdhi në pushtet ndërkohë që shkollat e Tiranës nuk kanë as ngrohje dhe as siguri.

Gjithashtu në këtë, postim deputeti i PD-së ka shkruar se qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë duhet të hedhin poshtë frymën përçarëse dhe raciste që Veliaj përpiqet të mbjellë gjithmonë.

Postimi i plotë:

Erion Veliaj vazhdon përpjekjet për të përçarë shqiptarët përmes qendrimeve rraciste. Pasi banorët e periferisë së qytetit Tiranë i quajti shpellarë (dhe jo “qytetarë” ai ata të bllokut), sot ka deklaruar se qytetarët e Tiranës po i ankohen se ata nuk duan të paguajnë për investimet e konvikteve të studentëve nga rrethet. Kjo deklaratë përçarëse së pari është mashtrim i qëllimshëm i publikut, sepse investimet në konvikte po bëhen me kredi të qeverisë gjermane dhe me para të qeverisë shqiptare që paguhen nga të gjithë taksapaguesit shqiptarë. Së dyti, Veliaj gënjen dhe nuk kupton se “konviktorët” kontribojnë më shumë se sa marrin nga Bashkia Tiranë. Përmes parave që ata shpenzojnë në kryeqytet që nga arsimi, tek qiratë në banesat e qytetarëve të Tiranës dhe shpenzimet e tjera për ushqim, argëtim, etj. Të gjitha këto shpenzime tatohen nga Bashkia Tiranë në një shumë më të madhe se sa bashkia shpenzon për mirëmbajtjen e konvikteve të tyre. Së treti, qytetarët e Shqipërisë pagujanë taksa që shkojnë për qytetin e Tiranës. A mos duhet, që sipas logjikës përçarëse të Veliajt qytetarët e Vlorës, Korçës, Shkodrës, Kukësit, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë të fillojnë të protestojnë kundër Veliajt që, paratë e taksave të tyre, i ka shpenzuar për fasada dhe projekte qejfi si shëmtia 25 milionë euroshe që ka bërë në Sheshin Skënderbej? Banorët e Tiranës ankohen për paratë (gjermane) të konvikteve apo për paratë e falura kompanisë offshore DH Albania te Unaza e Re? Së katërti, Veliaj duhet të na thotë, a i kanë thënë gjë qytetarët e Tiranës për paratë e taksave të tyre që ai harxhon për koncerte propagandistike apo për të paguar me çmim 10 fish sa tregu për internet Albtelekomi që paguan me kontrata të majme vëllain “biznesmen” të Veliajt? Së fundmi, Veliaj duhet të na thotë se çfarë ka bërë me miliona eurot që ka marrë nga taksa për shkollën që u ka vënë qytetarëve të Tiranës që kur erdhi në pushtet ndërkohë që shkollat e Tiranës nuk kanë ngrohje dhe siguri? Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë duhet të hedhin poshtë frymën përçarëse dhe rraciste që Veliaj përpiqet të mbjellë gjithmonë. Shqiptarët kanë nevojë të duan dhe respektojnë njëri-tjetrin. Shqiptarët duhet të mbrojnë të drejtat dhe dinjiteti i tyre nga politikanët që urrejnë njerëzit si Erion Veliaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit