Skandali, zbulohen 400 receta false lëshuar për të vdekurit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.01.2019, 16:23

Ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë u arrestuan disa persona, të cilët kishin në pronësi farmaci që kanë lëshuar 400 receta për persona të vdekur, ndërsa dyshimet janë se abuzimi arrin disa dhjetëra milionë euro.

Të dhënat zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se në katër muajt e parë të 2018-ës, në Tiranë u rimbursuan në total 10 milionë dollarë për barnat. Por 17% e kësaj shume u përfitua nga vetëm 6 farmaci, shkruan Tch.

Dy farmacitë që kanë përfituar më shumë janë nën pronësi të Gazmend Aliaj ish-kontrollor në Fondin e Sigurimeve dhe njëherazi kunat i Aleksandër Haxhit, drejtorit të politikave në fond.

Sipas të dhënave, “Medigreen” dhe “Bioplus” kanë përfituar për katër muajt e parë të vitit të kaluar 830 mijë dollarë rimbursime nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

“Geni & Lori” renditet në vendin e tretë duke përfituar 350 mijë dollarë rimbursime për periudhën janar-prill 2018. Kjo farmaci rezulton në pronësi të Loranda Skuras, kunata e ish-nëndrejtorit të përgjithshëm në Fondin e Sigurimeve, Sokol Skurës. Të premten policia arrestoi babain e tij Petrit Skura, i cili është drejtuesi teknik i farmacisë “Geni & Lori”, raporton Tch.

Por ka edhe farmaci të tjera që nuk kanë qenë pjesë e aksionit të Prokurorisë, të premten dhe deri tani nuk kanë probleme ligjore, rezultojnë të kenë marrë fonde të konsiderueshme nga rimbursimet e ilaçeve.

“S.Prifti 2” një farmaci nën pronësi të shtetases Yllka Prifti rezulton të jetë përfituesja e katërt më e madhe me 200 mijë dollarë vetëm në katër muaj. Ndërsa në vendin e pestë dhe të gjashtë renditen “Julis Farmaci” dhe “Farmaci Nacional”, respektivisht me 190 mijë dhe 150 mijë dollarë të rimbursuara për janar prill 2018.

“Farmaci Julis” nën pronësi të shtetases Johana Çobaj është themeluar vetëm dy vjet e gjysmë më parë, por menjëherë ajo është shndërruar në një nga përfitueset më të mëdha nga fondet publike, ndërsa farmaci nacional e krijuar që në 2006-ën i përket shtetasit ideal koka.

Këto janë përfituesit më të mëdhenj në Tiranë, por edhe në rrethe ka farmaci të cilat kanë rimbursuar dukshëm mbi mesataren. “Sandri 2” në Korçë në pronësi të Luljan Qirjas apo “Farmaci Diana” në Dibër rezultojnë të kenë marrë shuma të konsiderueshme nga buxheti i shtetit, mesatarisht 50 mijë dollarë në muaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit