Donte të mbytej në lumë, Elvis Naci i premton shtëpinë e re

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2019, 16:06

Elvis Naçi është një personazh publik i cili është i njohur për aktet e tij të shumta të bamirësisë. Kësaj here ai është ndalur te familja Buzi në fshatin Kallm të Fierit.

Kjo familje përbëhet nga katër anëtarë, të cilët jetojnë në kushte ekstreme. Shtëpia e tyre i ka muret e plasaritura dhe ata dalin jashtë sa herë fryn erë, pasi ka rrezik tu shembet në kokë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, familja Buzi nuk mbush dot as barkun me bukë. Çdo ditë ata i shtrijnë dorën fqinjëve, për një thes me miell, shishe vaj apo ndonjë pako me makarona.

Zonja e shtëpisë, Entela Buzi, duhet të bëjë llogaritë edhe me djalin e saj 16 vjeç i cili vuan nga astma. Pavarësisht sëmundjes ai del me të atin për të mbledhur zhaba për të siguruar jetesën.

E gjendur në këto kushte prej 17 vitesh, e zonja e shtëpisë ka kërcënuar se do të mbytet në lumë, nëse nuk e ndihmojnë.

Thirrjes së saj iu përgjigj Elvis Naçi. Ky i fundit ka treguar se do ta ndihmojë këtë familje për të ndërtuar një shtëpi dhe për të përballuar problemet shëndetësore.

Postimi i plotë

Vizituam Familjen e Etlava Buzit ne Kallm te Fierit ku mesuam mes loteve hallet e kesaj Familje, ajo kishte nje toke ku do t'i ndertojme nje Shtepi dhe do te shikojme hallet shendetesore qe ata kane! I Madhi Zot na shperblefte te gjitheve!

https://joq-albania.com/artikull/497557.html?fbclid=IwAR0bYYgRXjxo9gNu6Dy6oU8p_CWnnz1sKQQQnOWf91fAgOyDEJWPAH_Djxg

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit