“Dil, dil, dil jashtë”, flet studentja që u përplas me Ramën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.01.2019, 15:30

Studentja që u përplas ditën e sotme në takimin me kryeministrin Edi Rama, teksa ishte duke u zhvilluar një takim për prezantimin e “Paktit për Universitetin” është Klodiana Agaj.

E ftuar në studion e lajmeve në "Fax news", Klodiana ka treguar si nisi diskutimi, që degradoi deri në largimin e saj nga salla.

Studentja është shprehur se kishte dashur ta pyeste Kryeministrin se kur do të plotësoheshin kërkesat dhe kur do të rrëzohet Ligji i Arsimit të Lartë, ndërsa ka theksuar se shumë nuk ishin të pranishëm pasi nuk ishin njoftuar.

Klodiana Agaj ka thënë:

Pyetja ime ishte se, kur do të plotësoheshin kërkesat dhe kur do të rrëzohet Ligji i Arsimit të Lartë. Sa kohë që Universiteti nuk ka të ardhura të tjera, me uljen e tarifave të Bachelor do të duhet të rriten tarifat që paguhen në master. Nëse Universitetet janë në varësi të ministrive atëherë ku është ekonomia. Studentët e kanë të vështirë që të përballojnë jetesën e tyre kur vijnë në Tiranë. Librat janë të kushtueshëm, fotokopjet janë të vështira për tu realizuar për shkak se ligjërisht është e paligjshme. Ne si studentë gazetarie nuk kemi laboratorë. Në këtë nismë tonën na kanë mbështetur dhe pedagogët, që të hënën kanë paralajmëruar nisjen e një greve. Çdo ditë kemi vendosur që të diskutojmë gjatë ngujimit dhe bojkotit, ku ka pasur të pranishëm dhe aktivistë, apo pedagogë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit