Ai njihet me emrin kukulla Ken, por emrin e vërtetë e ka Rodrigo Alves dhe popullariteti i tij i ka kaluar kufijtë.
Alves ka shokuar sërish rrjetin me pamjen e tij të frikshme.
Ai ka shpërndarë disa foto dhe video në rrjetet sociale ku duket se ka bërë tërheqje lëkure që ka zgjatur 5 orë.
“Kukulla Ken” ka hequr gjithashtu nga fytyra 200 fije të cilat i shkaktonin dhimbje ndërsa siç ka rrëfyer vetë, procedura ka qenë mjaft e dhimbshme.
I riu i cili ka bërë dhjetëra ndërhyrje kirurgjikale në të gjitha pjesët e fytyrës dhe jo vetëm, do i duhet një periudhë e gjatë rikuperimi nga kjo procedurë.