I bllokuar prej 6 ditësh, vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e dyvjeçarit që ra brenda një pusi në Spanjë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19.01.2019, 14:59

Shërbimet e urgjencës spanjolle janë duke punuar për të shpëtuar një fëmijë dyvjeçar të bllokuar brenda një pusi që prej të dielës. Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë 100 shpëtues.

Djali, Julen është parë të bjerë brenda në pusin e ngushtë ndërkohë që po ecte me prindërit e tij në një pronë private në Totalan, Malaga, Spanja jugore.

Ndër mbeturinat e nxjerra nga pusi, shpëtuesit gjetën flokë, të cilat sipas testeve të ADN-së, rezultonin të ishin të fëmijës. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë jete nga vogëlushi, por shpëtuesit po punojnë me mendimin e mirë se fëmija mund të jetë akoma gjallë.

Banorët e qytetit kanë dalë të mërkurën për një vigjilje për të mbështetur familjen në këto ditë të vështira, Shumë prej të cilëve mbanin pankarta ku shkruhej, “E gjithë Spanja është me ju" dhe "Ne po ju dërgojmë forcën tonë".

Shërbimet emergjente po përdorin kamera për të gjetur fëmijën, por aksesi mbetet i vështirë. Kjo pasi dheu e ka bllokuar pjesërisht pusin, i cili është vetëm 25 cm i gjerë dhe 100 metra i thellë.

Babai i Julen ka treguar se e ka dëgjuar djalin të qante dhe 30 sekonda më vonë, nuk e kishte dëgjuar më.

Jose, i cili ishte vetë dëshmitar i aksidentit, u shpreh:

Do doja të isha varrosur unë atje poshtë dhe ai të ishte këtu, me të ëmën e tij.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit