Marcus Thuram është djali i legjendës, Lilian Thuram.
21-vjeçari po shkëlqen në kampionatin francez me Guingampin teksa para pak ditësh eleminoi edhe PSG-në nga Kupa me golin e tij.
Paraqitjet e tij, duket se ka bërë që shumë klubetë njihura europiane të nisin e të mendojnë për shërbimet e sulmuesit francez.
Fillimisht, u mendua se ai do të transferohej në kampionatin italian, por tani situata ka ndryshuar.
Nga Anglia vijnë lajme se interesim për Thuram ka nga gjigandët e Premier Ligës.
‘Metro’ raporton se Mançester Junajtid, Arsenal dhe Totenhem janë vënë në shërbim të sulmuesit 21-vjeçar që pritet të largohet ditët në vijim.