Ditët e fundit, në mediat italiane është raportuar se Barcelona dhe Milani kanë shfaqur interesim për talentin e Kosovës, Edon Zhegrova.
19-vjeçari shihet si një talent premtues dhe cilësohet si ‘Mesi i Kosovës’.
Megjithatë, situata e tij është pak e çuditshme.
Aktualisht ai aktivizohet me skuadrën e Genkut në Belgjikë, por duket se aty nuk janë dhe aq të mahnitur nga ky futbollist.
Zhegrova duket se nuk është në planet e trajnerit.
Në ndeshjen e fundit të luajtur ditën e djeshme, ku Genku fitoi në transfertë 2-3 ndaj Saint Truidenit, Zhegrova qëndroi në stol për 90 minuta.
Duket paradoksale që një talent ta kërkojë Milani e Barcelona, por në fakt ai mos luajë titullar as te ekipi modest në Belgjikë.