Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin e kampusit të ri universitar. Gjatë fjalës së tij ai akuzoi vëllanë e ish-presidentit Bujar Nishani se e ka kthyer në lloto mencën në Qytet Studenti.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nishanit. Ky i fundit ka paditur për shpifje kryeministrin.
Sipas Nishanit, nëse Rama disponon dokumentat për atë që thotë, duhet t'i publikojë.
Ish-pesidenti ndër të tjera ka thënë se i vëllai nuk ka tentuar dhe as nuk ka privatizuar asnjë objekt në qytet studenti.
Ndërkohë pak kohë më parë Nishani ka publikuar certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.