Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen e tij në një prej lokaleve më të njohur të Bllokut.
Ai festoi ditëlindjen e 48-të teksa pamjet nga festa me mbi 100 të ftuar të botës së politikës e medias, janë bërë publike.
Një ndër personazhet që ka rënë ën sy në festë është edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Për JOQ Albania një klient i lokalit ka deklaruar:
E ftuar në ditëlindjen e Klosit ka qenë këngëtarja Eneida Tarifa, të cilës gjatë këndimit i është bashkuar në skenë edhe Tahiri, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministri i sapozgjedhur i Bujqësisë Bledi Çuçi.
Nuk dihet nëse në ditëlindjen e Klosit ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama.