“Shpërthen” fotografi ndaj Veliajt: Lali Eri ka bërë diçka që nuk ekziston në asnjë vend të botës!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.01.2019, 12:21

Fotografi Felix Bilani, i ftuar në emisionin “Late Night Show” moderuar nga Kastro Zizo, është shprehur në mënyrë tejet kritike ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.

Përballë moderatorit ai është shprehur se Veliaj ka vendosur pa plan e pa kriter korsitë e biçikletave në kryeqytet.

Sipas tij, korsi biçikletash nuk ka në asnjë prej rrugëve kryesore të metropoleve botërore, ndërkohë që në qytete të tjera, ato vendosen në trotuar dhe jo në asfalt ku kalojnë makinat.

Ai tha se këto korsi në Tiranë po dëmtojnë edhe bizneset e vogla, pasi sot është e pamundur të ndalosh katër minuta me makinë për të blerë diçka. Fotografi kritikoi gjithashtu edhe mungesën e parkimeve në Tiranë, ndërkohë që qytetarët detyrohen të paguajnë, pa asnjë zgjidhje alternative, për të parkuar makinat.

Ai tha:

Stresi im është kur të shkojë në lagje ku do parkoj? Arsyeja është thjeshtë. Lali Eri ka bërë diçka që nuk ekziston në asnjë vend të botës. Çdo gazetar mund ta investigojë, në çdo vend të botës korsitë e biçikletave janë në trotuar. E para për të ruajtur jetën e atij që nget biçikletën. E dyta, kur nuk ka trotuar, metropolet e mëdha si Roma, Milano, Parisi, Beogradi, Nju Jorku nuk kanë korsi biçikletash sepse janë metropole. (Në Tiranë) Të gjitha korsitë e biçikletave janë vendosur përpara bizneseve të vogla. Ti nuk ndalon dot as katër minuta, e ke me kod rrugor, për të marrë një aspirinë në farmaci. Ti nuk ke ku ndalon sepse ke korsitë e biçikletave. Nuk është personale është çështje logjike. Në Tiranë duhet të paguash një mijë lekë orën për parkimin. Kinezërira nga analfabet funksional, totalisht. Pyet një ekspert rrugor, probabiliteti i një rrëzimi biçiklete në korsi është vdekje e sigurtë, sepse bie direkt në rrotat e makinës”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit