Rama nxjerr jashtë studenten: Mos më ndërprit fjalën! Studentja: Mos më thuaj dil jashtë se paguhesh me taksat e mia!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.01.2019, 11:46

Ditën e sotme kryeministrit Edi Rama është gjendur në Qytetin Studenti për të prezantuar projektin e Kampusit të ri Universitar dhe gjatë fjalës së tij ka folur edhe për studentët e ngujuar.

Gjatë fjalës së tij ai është ndërprerë nga një studente e cila filloi të replikonte dhe me sa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare atij dhe situata është shoqëruar me një incident.

Rama iu kthye duke i thënë se nëse do të tentonte ta ndërpriste sërish do të dilte nga salla.

Pjesë nga debati

Studentja duke u çuar në këmbë: Kjo që bëni ju është një shfaqje.

Rama: Të drejtën për të ndërprerë njerëz në këtë sallë ta harroni. S’ta jep njeri këtë të drejtë se po ndërpreve njeri në sallë dhe del jashtë.

Studentja: Mos më thuaj dil jashtë se paguhesh me taksat e mia!

Rama: Tashti ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën. Sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës mes njerëzve që ka norma të padiskutueshme, ndërprerja e tjetrit kur flet apo prishja e një bashkëbisedimi është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci. Suksese tani, dil jashtë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit