Ishte zënë me babanë e tyre taksist, 2 vëllezërit fierakë s’duruan dot dhe masakruan në grushte 42-vjeçarin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.01.2019, 10:30

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku dy persona dhunuan brutalisht një 42-vjeçar.

Dy vëllezërit fierakë Daniel Gj., 21 vjeç dhe vëllai i tij 27-vjeçar dhunuan 42-vjeçarin me iniciale E.A.

Motivi i dhunës e kishte zanafillën një ditë më parë, ku jashtë një lokali në Pojan të Fierit, 42-vjeçari i dhunuar ishte zënë me babanë e dy vëllezërve, i cili punonte si taksist.

Motivet e sherrit nuk janë bërë ende, me dije por mendohet se gjithçka ka nisur për motive të dobëta.

21-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa i vëllai i tij 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.

42-vjeçari me iniciale E. A., ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D. Gj., 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E. A., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit