Jose Mourinho vazhdon ta ketë ende në zemër Interin.
Me këtë ekip ai fitoi tripletën në vitin 2010 dhe kjo ka lënë mbresa të mëdha te tekniku portugez.
Së fundmi, gjatë një interviste, Mourinho e ka pranuar hapur se Interi është skuadra më e mirë që ka drejtuar në karrierën e tij
Ai shprehet:
Më duhet të them që ka qenë Interi, aty fituam gjithçka. Duhet të jem objektiv në atë që them. Duhet gjithashtu të tregoj respekt për ta. Ata e meritojnë këtë pasi i fituan të gjitha deri në ditën e fundit në të gjitha kompeticionet, duke mundur skuadrën më të mirë në botë 3-1, Barcelonën.
Bajernin në finalen e Champions-it. Gjithashtu, fituan kampionatin me një numër të madh pikësh të grumbulluara. Kupën e Italisë. Pra, tri finale në 10 ditë. Ndaj, duhet të them që ata janë skuadra më e mirë që kam drejtuar.