Siç ndodh kryesisht në këtë periudhë të vitit, vendi ynë ndodhet në prag epidemie.
Në këtë periudhë kur gripi është nëpër këmbë, mbi 200 persona kërkojnë ndihmën e mjekëve në urgjencat e qendrës spitalore. Pacientët më të shpeshtë në këto raste janë fëmijët dhe të moshuarit.
Sipas mjekëve, fillimi i shkurtit do të shënojë kulmin e epidemisë së gripit.
Ndërkohë, në qendrat shëndetësore prej një muaji tashmë ka nisur vaksinimi falas për kategoritë më të rrezikuara, siç mund të jenë edhe të sëmurët kronikë.
Sipas mjekes pediatre, Mirela Sula, fëmijët e moshës nën 5 vjeç rrezikojnë më shumë nga gripi, por edhe të moshuarit.