Fifi dhe Flori Mumajesi janë një prej dysheve më të komentuara në mediat rozë, që pas publikimit të një videoje romantike ku dukeshin shumë të afërt.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një lidhje të mundshme, shpeshherë ata i kanë drejtuar fjalë ngacmuese njëri-tjetrit.
Ndërkohë që në këtë histori është përfshirë edhe këngëtarja Kejsi Tola, Flori nuk e ka bërë publike lidhjen me asnjërën prej tyre.
Në Instagram Fifi është pyetur nga fansat se çfarë i pëlqen më shumë të Flori dhe ajo është përgjigjur “Shpirti". Në pyetjen "A ke të dashur?" këngëtarja është përgjigjur se ka një të dashur portalesh dhe nuk i duhet një tjetër.