Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT), pak minuta më parë, pasi një endacak është paraqitur në oborrin e spitalit në gjendje kritike, por askush nga mjekët nuk ka vajtur për ta ndihmuar, ndonëse qytetarët i kanë thirrur.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të një oficeri, të cilit kur qytetarët i kanë kërkuar të thërrasë mjekët ka ngritur supet, ndërsa i ka orientuar ata të bëjnë një video dhe më pas ta dërgojnë në redaksinë e JOQ Albania-s.
Referuar denoncimit të qytetarit endacaku është ndihmuar nga qytetarët, të cilët kanë marrë një barrelë dhe më pas e kanë dërguar në ambientet e spitalit.
Ndërsa burime nga QSUT për JOQ Albania bënë me dije se endacaku është në gjendje shumë të rëndë në Reanimacionin Qendror.
Qytetari shkruan:
Gjithashtu në denoncimin e qytetarit dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ai pohon se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe ditën e djeshme.