Reshjet e shumta të dëborës kanë shkaktuar probleme serioze në veriun dhe juglindjen e vendit. Kritike situata paraqitet në zonën e Mokrës në Pogradec.
Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e JOQ Albania, në Mokër banorët prej ditësh po vuajnë për ushqim, ujë dhe energji elektrike.
Gjithashtu të sëmurët nuk mund të sigurojnë as ilaçet. Nisur nga rrethanat e sipërpërmendura, në Mokër kërkohet urgjentisht ndërhyrja e shtetit, për shkak se banorët janë tërësisht të izoluar.
Deri më tani instancat shtetërore përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë akoma, duke i lënë banorët e Mokrës në mëshirë të fatit.
Kjo tregon se shteti ka dështuar në përballimin e emergjencave të shkaktuara nga kushtet atmosferike.