Kevin Fret, reperi latin, i cili kishte deklaruar hatpazi prirjet e tij homoseksuale, është qëlluar me armë zjarri.
Reperi ka ndërruar jetë pak orë më parë.
Ai e quante veten si artistin e parë gay në rap.
Fret u qëllua me armë zjarri rreth orës 05:30 në San Juan, Puerto Rico të enjten në mëngjes, kur po hipte në motor.
Vdekja e 24-vjeçarit ka hidhëruar shumë fansa në rrjetet sociale.