Marija Curcic quhet modelja afrikano-serbe protagoniste në këngën Qikita të reperit Majk.
Megjithëse klipi është publikuar kohët e fundit, dallohet se është xhiruar gjatë verës.
Një fakt tronditës është zbuluar mbi modelen.
Ajo është gjendur e pajetë në shtëpinë e saj në Beograd, ku u gjet e varur, ngjarje e ndodhur më 11 nëntor të 2018.
25-vjeçarja me origjinë afrikano-serbe thuhet se ka qenë në një gjendje të rënduar mendore.
Mediat serbe raportojnë se nuk është gjetur asnjë letër apo shenjë depresioni rreth jetës së saj.