JOQ Albania
Home

“Turp t’ju vijë, po ushtroni dhunë ndaj bijëve tuaj”, studentja rrëqeth me fjalët për policët
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/01/2019 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente e Fakultetit të Ekonomisë në një prononcim për mediat është shprehur se kërkon mbështjen e efektivëve të policisë dhe jo të dhunohen prej tyre.

Studentja gjatë fjalës, së saj ka thënë se një vajze 19-vjeçareje si ajo nuk mund t’i kthehet shpina, kur është duke kërkuar të drejtat e veta dhe asgjë më tepër.

Më tej ajo ka treguar:

Gocat janë dhunuar. Si tregon forcën polici, ju duhet të na mbështesni, ne kërkojmë ndihmën tuaj. Jo të na ktheni shpinën dhe të përdorni dhunë ndaj bijëve tuaj. Shumë turp për ju, që veproni kështu e përdorni dhunë ndaj një 20-vjecareje, 19-vjeçareje apo 23-vjeçar. Pse këtu e tregoni që jeni të fortë ju? Këtu e tregoni që ja policia, ja ku është. Turp t’ju vijë!”