JOQ Albania
Home

“Rrugët u lanë me gjak studentësh”, këto janë 10 protestat që tronditën botën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/01/2019 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej gati një muaj studentët shqiptarë janë ngritur në protestë, për të kërkuar të drejtat e tyre dhe anulimin e "Ligjit të Arsimit të Lartë".

Por atyre nuk u është ofruar zgjidhja, që kërkojnë nga qeveria Rama. E nëse kthemi pas në histori kanë qenë studentët, ata që kanë sjellë ndryshime të mëdha, si pasojë e protestave të tyre.

Në historinë botërore janë regjistruar 10 protesta, ku rrugët janë larë me gjak studentësh pas përplasjeve me forcat e policisë.

Më poshtë po ua rendisim:

Protesta studentore, që u zhvillua në maj të vitit 1968 në Francë nga studentët e Universitetit të Sorbonës. Kjo protestë nxiti një relovucion të vërtetë. Studentët, mësuesit dhe mbështetësit e tyre ishin lodhur nga sistemi i vjetër arsimor dhe mungesa e mundësive të punësimit për të diplomuarit. Për disa ditë, qindra studentë u përleshën me policinë në rrugët e Parisit.

Me dhjetra studentë dhanë shpirt në rrugët e Parist dhe qindra të tjerë u plagosën.

Në vitin 1968 një protestë studentore u regjistrua në Gjermani. Universitetet ishin të mbipopulluara dhe një fraksion i partisë majtë, nën liderin anarkist, Rudi Dutschke mbante qëndrim radikal ndaj tyre. Studentët filluan protestat dhe gjërat arritën çastin më të keq kur Dutschke u qëllua në kokë tri herë nga fashisti Josef Bachmann, që e cilësonte Dutschke një “derr të ndyrë komunist”. Dutschke pësoi dëmtim serioz në tru, që me kalimin e kohës çoi në vdekjen e tij më 1979-n. Rreth 50 000 të rinj dolën në rrugë për të ndaluar shpërndarjen e gazetës “Bild”, e cila kishte shkruar një mesazh: “Eliminoni trazovaçët”. Pas kësaj në prangat e policisë, ranë 180 studentë.

Në vitin 1970 protestat studentore shpërthyen edhe në SHBA. Më 4 maj 1970, një grup studentësh nga Universiteti Kent në Ohaio, u mblodhën për të protestuar kundër pushtimit të Kamboxhias nga Niksoni. Tensionet qenë të larta dhe Garda Kombëtare e Ohaios qëlloi 67 herë ndaj turmës së paarmatosur.  Katër studentë humbën jetën mes plumbave një u paralizua dhe tetë të tjerë u plagosën. Pas kësaj skenat i ngjanin  një lufte cilive, se sa një proteste. Përballë kësaj qeveria u dorëzua dhe kërkesat u plotësuan.

Në vitin 2011 deri në vitin 2012 protestat studentore përfshinë Kilin. Ato nisën më 4 gusht 2011, pas muajsh protesta, studentët nga Kili refuzuan reformën arsimore të propozuar nga Presidenti Sebastian Pinera dhe nga protestat rezultuan 874 studentë të arrestuar, 90 oficerë të policisë ushtarake të plagosur dhe një kat i tërë dyqanesh të djegura.

Kurse në vitin 1999 u regjistruan protesta në Iran. Protestat  nisën, pasi studentët refuzuan mbylljen e revistës reformiste “Salam”, studentët nga Universiteti i Teheranit në Iran ranë në gjumë në konviktet e tyre. Policë të maskuar dhe një fraksion paraushtarak hyri me forcë në konviktin e studentëve që kundërshtuan  dhe shkatërruan gjithçka. Shumë studentë u plagosën he njëri prej tyre humbi jetën.

Në vitin 1998 në Indonezi, katër studentë u qëlluan për vdekje  dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga forcat e sigurisë në Universitetin Trisakti në Xhakartë. Kjo sepse kërkuan dorëheqjen e presidentit, Dhe megjithëse protesta ishte paqësore, policia e bllokoi marshimin e tyre dhe i detyroi ata të ktheheshin në kampet e universitetit dhe qëlluan mbi ta. Më pas, revolta devijoi ndaj kinezëve indonezianë, ku pati 1200 të vrarë. Nga kjo presidenti  Suharto dha dorëheqjen më 21 maj 1998.

Edhe në kryeqytetin e Greqisë, Athinën ka pasur protesta studentore. Në vitin 1973 shteti grek u shkund nga themelet nga studentët. Studentët nga Politekniku i Athinës e mbyllën veten në universitet dhe ndërtuan një radiostacion, duke përdorur mjete nga një laborator. Ata transmetuan kudo nëpër Athinë, duke i nxitur njerëzit e Greqisë t’i bashkoheshin atyre kundër diktaturës. 25 tanke dolën në rrugë dhe u vendosën përpara universitetit. Njëri prej tyre shkatërroi derën kryesore dhe ata që tentuan të iknin, u vranë me snajperë nga çatitë. Të paktën 24 persona vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën, ndërsa 1000 persona u arrestuan.

Në Kinë në vitin 1989 protestat e studentëve në sheshin “Tiananmen”. Kjo është një nga protestat më të njohura të studentëve në histori. Më 21 prill 1989, më shumë se 100 000 studentë kinezë protestuan në sheshin “Tiananmen”. Kur protesta e tyre u quajt si “kryengritje”, ata këmbëngulën se ishte patriotike, ndërsa cilësimi si “kryengritje”, do të sillte reagim të ashpër nga qeveria. Në pikun e protestave, 50 000 njerëz u mblodhën në shesh. Pasi protestuesit reaguan ashpër ndaj forcave policore që ishin kryesisht paqësore, ushtria u kthye të nesërmen dhe siç njihet prej të gjithëve, filloi shtypjen e saj me tanke.

Ndërsa në vitin 1968 protesta e studentëve në Tlatelolco në Meksikë u kthye në masakër. Kur vendi po përgatitej të organizonte Lojërat Olimpike Verore të 1968-s dhe protestuesit, shumica studentë, po përpiqeshin t’i përdornin lojërat për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj qeverisë shtypëse të tyre. Ata kërkuan dorëheqjen e shefit të policisë, pavarësi për universitetet dhe lirimin e të burgosurve politikë. Të paktën 44 njerëz u vranë dhe 1345 u arrestuan.

Dhe protesta e fundit që tronditi botën ishte ajo e vitit 1976 në Afrikën e Jugut. Më 16 qershor 1976, mijëra studentë dolën nga klasa dhe u drejtuan në një tubim në stadiumin “Orlando”. Ata ishin të paarmatosur dhe thuajse paqësorë, megjithëse hidhnin gurë. Pasi një polic qëlloi me armë, njerëzit i kapi paniku dhe pas kësaj shpërtheu dhuna policore, ku mendohet se vdiqën 176 njerëz, sipas shifrave zyrtare, por medohet se jetën e humbën 600 persona.