JOQ Albania
Home

Studenti i ekonomikut-pedagogut: Po bëhet diktaturë! Ai i gjati që as emrin s’ia vlen t’ia përmendësh…
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/01/2019 11:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në mesin e studentëve të Ekonomikut, të cilët janë përplasur me forcat e policisë, janë gjendur edhe pedagogët.

Ata i janë shprehur pedagogut Rezart Prifti se ia kanë vënë drynin fakultetit për 3 ditë dhe do të vazhdojnë derisa situata të rregullohet.

Ndërkohë, studentët shprehen që me veprimet e policisë për prej mesnatës së djeshme, janë i në diktaturë.

Pjesë nga videoja:

Pedagogu: Kush është ai?

Studenti: Ai i gjati që as emrin s’ia vlen ta përmendësh.

Studenti: Çfarë është kjo kështu. Kjo tregon që ne jemi në diktaturë. Më mirë një qeveri teknike dhe të kërkojmë një diçka të hajrit, sesa të qeverisemi nga ky halabak.

Pedagogu: Ti do qeverinë apo fakultetin?

Studenti: Unë dua fakultetin, por kjo kështu është diktaturë, nuk është demokraci që unë si student dua të jetoj në Shqipëri.

Pedagogu: Po në rregull, i vëmë drynin derës derisa të rregullohet.

Studenti: Ia kemi vënë tre ditë rresht.