JOQ Albania
Home

BE-ja i del në krah Serbisë, vendosin taksën si kusht për vazhdim të dialogut
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 11/01/2019 10:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut Kosovë – Serbi në vazhdimësi ka kërkuar që të dyja vendet të mos kushtëzojnë këtë proces.

Megjithatë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, Bashkimi Evropian po e mbështetë Serbinë në kushtëzimin e dialogut me heqjen e kësaj takse.

Qeveria e Kosovës thotë se dialogu nuk lidhet me taksën ndaj mallrave serbe, mirëpo kjo nuk mjafton pasi si kusht po e paraqet edhe BE-ja edhe Serbia, raporton JOQ Kosova.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë për media se Kosova e Serbia duhet ta angazhohen që dialogu të vazhdojë, pasi normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve lidhet me perspektivën dhe me aspiratat e tyre për anëtarësim në BE.

“Për tarifat qëndrimi ynë është i qartë: vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina në 100% është një shkelje e qartë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të frymës së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian e Kosovës”, ka deklaruar Kocijançiq.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosova ka përsëritur që përkrahë dialogun me Serbinë, për çka u formua edhe Ekipi Negociator, mirëpo ata kanë theksuar në vazhdimësi se taksa ndaj produkteve serbe nuk duhet të lidhet me dialog./JOQ Kosova.