JOQ Albania
Home

“Më kapën nga fyti!” Policia ushtron dhunë mbi studentët e Ekonomikut
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/01/2019 9:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e kaluar forca të shumta policie u gjendën në dyert e Fakultetit të Drejtësisë për të zhbllokuar derën e zënë nga studentët e ngujuar brenda në godinë.

Midis palëve pati konfrontime, teksa me ligj policia nuk mund të hyjë në ambientet e një fakulteti.

Sot ishte radha e studentëve të FEUT për t’u përballur me dhjetra efektivë.

Ata kanë deklaruar para kamerave se ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike.

Disa nga deklaratat e studentëve:

Një polic me mjekër ushtroi dhunë mbi ne, thonë se vijnë për të zbatuar ligjin dhe janë vetë në shkelje të ligjit. Ky është terror, terror, turp, turp."
Pse merr security urdhëra nga Policia? Ccfarë arsye pati policia që të hynte në hollin e Fakultetit. Shkolla është e jona  dhe s’na ndalon dot askush që të hyjmë në Fakultet”.
Më kapën nga fyti dhe nuk më lejuan që të hyja, ku ishte security që të më mbronte mua si studente".