JOQ Albania
Home

Plas tek Juridiku, policia ndërhyn pas mesnatës dhe konfrontohet me studentët
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/01/2019 9:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Studentët e Fakultetit të Juridikut kanë zgjedhur të protestojnë duke u mbyllur brenda ambienteve të fakultetit ashtu siç po ndodh në shumë fakultete njëherësh në Tiranë.

Mirëpo, mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, pasi në fakultetin e Juridikut kanë hyrë forca të policisë private me qëllim për të nxjerrë studentët jashtë me forcë.

Me sa duket punonjësit e policisë kanë pasur urdhër që të nxjerrin nga godina studentët, por gjithçka ka marrë për keq, pasi disa studentë edhe janë lënduar teksa përpiqeshin të mbronin ambientin universitar duke mos pranuar terrorin për të dalë jashtë.

Studentët janë shprehur:

Ky është fundi i demokracisë, ne po bojkotojmë pa prishur asgjë. Do  të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, Policia të tërhiqet .Ky është terrori i Edi Ramës. Kryeministri do na ketë këtu dhe në shtëpinë e vet. Roja bashkë me punonjës policie është futur brenda Fakultetit pa na dhënë asnjë shpjegim. Policia e Shtetit kur bën kontroll në orën 01:00 duhet të ketë një mandat. Poshtë diktatura! Mos guxoni të prekni njeri me dorë.”

Video I:

Video II: