JOQ Albania
Home

Mosdekretimi i Cakajt, njeriu i afërt me Metën tregon propozimin e presidentit për Ramën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/01/2019 22:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arben Cici, shefi i kabinetit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka sqaruar vendimin e këtij të fundit për mos të dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Sipas Cicit, arsyet e mosdekretimit janë mungesa e përvojës dhe qëndrimi i Cakajt në lidhje me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti të turpshëm vendimin e Metës, ndërsa i kërkoi edhe falje Kosovës.

Cici u shpreh për emisionin ‘Pressing’ se të gjithë e dinë pozicionin e Metës në lidhje me dialogun Serbi-Kosovë, ndërsa shton se mosdekretimi nuk ka lidhje me nënshtetësinë e Cakajt.

 Cici tha:

Do të ishte një paragjykim edhe për faktin që nga kandidatët e propozuar për ministra nuk ishte vetëm Genti, por edhe Besa (Shahini). Besa u dekretua, Genti jo. Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur, ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër.

Ndër të tjera Cici citoi edhe fjalët e Metës i cili është shprehur:

Në këto kushte në të cilat jemi, s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente.