JOQ Albania
Home

Shqiptarët edhe më të varfër, Banka Botërore: Rritja ekonomike do të ulet në 3.6 %
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/01/2019 20:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekonomia shqiptare është duke hyrën në një fazë ngadalësimi e cila mund të zgjasë disa vite. Ky paralajmërim është bërë nga Banka Botërore, që është publikuar në raportin e fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale.

Banka Botërore është shprehur më tej, duke thënë se rritja ekonomike e Shqipërisë do të bjerë me 3.6 %. Vitin e kaluar rritja ekonomike ka rënë me 4%. Ky ngadësim ekonomik do t’i tregojë pasojat edhe në vitet në vazhdim.

Sipas Bankës Botërore, edhe për periudhën 2020-2021, ekonomia shqiptare do të rritet me ritme të ndrydhura, mesatarisht 3.5 për qind në vit.

Ngadalësimi i ekonomisë shqiptare ishte paralajmëruar më përpara, për shkak të pritshmërive për rënien e investimeve, veçanërisht atyre nga jashtë.

Përfundimi i dy projekteve të mëdha energjetike, gazjellësit transadriatik TAP dhe Kaskadës së Devollit, krijon një hendek jo të vogël në ekonomi, të cilin Shqipëria nuk arriti ta zëvendësonte me investime të reja madhore.

Vet qeveria shqiptare parashikon një skenar tjetër për ecurinë e ekonomisë. Sipas saj, rritja ekonomike e vendit do të vijë duke u forcuar deri në nivelet 4.5 për qind, por ky parashikim duket se konsiderohet euforik nga ndërkombëtarët.

Rënia në 3.5 për qind e rritjes ekonomike ka pasoja të shumëfishta. Punësimi do jetë edhe më i vështirë dhe varfëria do forcohet edhe më shumë.
Ngadalësimi ekonomik vështirëson mbajtjen nën kontroll të financave publike, të cilat kanë nisur të kërcënohen nga rikthimi i borxheve të prapambetura.