JOQ Albania
Home

Rita Lati: S’më donte asnjë burrë, por pa burra s’kam mbetur
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 10/01/2019 20:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktorja e njohur shqiptare Rita Lati ka rëfyer disa detaje të veçanta nga jeta e saj.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan këtë të enjte, ajo u pyet nga publiku se përse nuk u martua sërish pas ndarjes nga bashkëshorti.

Por, Rita befasoi me përgjigjen, kur tha:

S’më donte asnjë burrë. E di si është puna… Burra ka sa të duash, s’kam qenë asnjëherë pa burra, ose pa një burrë. Por burrë në shtëpi nuk e përballoj dot. Të vijë dhe të iki biri botës, të rrijë aq sa më duhet mua. Aq sa dua unë dhe asnjë sekondë më shumë se më shqetëson. Dhe e kupton personi që duhet të ikë”