JOQ Albania
Home

I katandisur kockë e lëkurë, tigri i uritur filmohet duke ngrënë baltë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/01/2019 20:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tigër i bardhë ‘Bengal’ në një kopsht zoologjik në Kinë jeton në kushte ekstreme. Ai ishte aq i uritur saqë vizitorët e kanë filmuar duke ngrënë baltë. Një vizitor u shpreh se nuk kishte parë kurrë një krijesë kaq të bukur, por që e lënë të jetojë në këto kushte.
I shokuar nga pamja, vizitori e ka denoncuar ngjarjen.

Tigri i bardhë është një specie në zhdukje, e pavarësisht kësaj ata nuk kujdesen fare për të. Ai tregoi se nuk kishte asnjë lloj ushqimi përreth, prandaj tigri u shtri për të lëpirë tokën dhe për të ngrënë baltë.

Kopshti zoologjik ka mohuar akuzat, duke thënë se kafsha është shumë e shëndetshme. Wang e filmoi tigrin e uritur dhe pamjet i shpërndau në rrjete sociale, gjë që shkaktoi shumë zemërime.