JOQ Albania
Home

Bora izolon disa zona të Kosovës, 20-vjeçari bën atë që nuk na e merrte mendja
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/01/2019 20:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reshejt e shumta të borës kanë krijuar probleme edhe në Kosovë. Shumica e zonave rurale janë bllokuar, madje në disa fshatra trashësia ka shkruar deri në 30 centimetra.

Por si rrallë e dëgjuar ndonjëherë, një i ri ka vendosur t’i vijë në ndihmë banorëve të shumë zonave me një traktor.

Në mënyrë vullnetare 20-vjeçari, Fatlir Velija, nga Juniku përmes "Facebook" ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar familjarët që kanë nevoja urgjente në këtë ditë të ftohta, duke i hapur rrugë me një traktor, shkruan indeksonline.

Ndryshe, në shumë vende qytetarët janë detyruar të përdorin edhe metoda të ndryshme për të pastruar rrugët që të kenë qarkullim, duke kapur lopatat, por edhe duke larguar borën me traktorë e mjete të tjera pune.