Situata nga bora nuk paraqitet aspak mirë në vendin tonë pas reshjeve të borës që në shumë zona vazhdon të bjerë me intensitetet të lartë.
Në Shpal të Mirditës është bllokuar rruga ditën e sotme dhe qytetarët kanë dërguar foto dhe video për JOQ Albania.
Sipas tyre gjendja është katastrofike dhe askush nuk u shkon në ndihmë.
Qytetarët po ashtu shprehen se nuk duket asnjë borëpastruese në rrugë edhe pse ka më shumë se dy orë që kanë mbetur të bllokuara disa makina në këtë zonë.
Shpresojmë që autoritetet përkatëse të ndërhyjnë sa më parë dhe Shpali i Mirditës të jetë i zhbllokuar nga bora.