EKSKLUZIVE/ Ia plasën tritolin në shtëpi dhe policia nuk publikoi ngjarjen e rëndë, flet qytetari: Kush e njeh personin…

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09.01.2019, 15:33

Një ngjarje rëndë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në Tiranë, ku familja Mulaj është tronditur nga tritoli që i është vënë në shtëpi.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia dhe nuk është dhënë asnjë njoftim për mediat lidhur me të.

Mirëpo, vetë pronari i shtëpisë, Artur Mulaj ka kontaktuar me JOQ Albania dhe shprehet se do që rasti të bëhet publik me qëllim kapjen e autorit.

Mulaj ka shpjeguar për JOQ Albania se ka pamje të momentit kur autori i kësaj vepre të rëndë është afruar pranë shtëpisë së tyre me një maskë “halloween-i” në kokë dhe ka vënë tritolin.

Njeriu që vë tritolin.

Artur Mulaj tha:

Natën e Vitit të Ri, në orën 00:34 minuta, 100 metra nga Fakulteti Ekonomik, afër stacionit të Juglindjes, ky personi që shihni në video ka vendosur një bombë shpërthyese pranë banesës tonë. Për çdo person që ka informacion, mjafton ta ketë fiksuar sa do pak, japim direkt 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion që mund të ketë dhe mund të na kontaktojnë nëpërmjet jush JOQ sepse vetëm tek ju kemi shpresë. Në disa pamje është pa maskë dhe në momentin kur vë bombën është me maskë. Kur ka shpërthyer bomba e vënë, tritoli apo çfarë që ishte, është dëgjuar në të gjithë zonën dhe la xhama të thyer, e dëme të tjera materiale plot, por më e rëndësishmja është terrori që na është bërë. Policia i ka fshehur si ngjarje dhe nuk e di pse.”

Ende nuk dihet se pse mund të ketë ndodhur një atentat i tillë në shtëpinë e Mulajt.

Më poshtë pamjet EKSKLUZIVE që i sjell JOQ ALBANIA. Dhe nëse keni ndonjë informacion rreth personit që vë lëndën plasëse mos ngurroni të na kontaktoni, pasi zoti Mulaj ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim.

Tre video sipas rendit kohor të kryerjes së veprimeve nga atentatori:

1.Momenti kur personi me xhup të bardhë shko të vejë tritolin

2.Momenti kur personi me maskë vë tritolin

3.Momenti kur ikën me vrap sapo vë tritolin

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit