Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kalluç të Poliçanit, në ditët e para të 2019-ës. Një 82-vjeçar i cili jetonte vetëm në shtëpi, ka shpëtuar mrekullisht.
Soba me të cilën ngrohej, shpërtheu në flakë pasi kishte pasur rrjedhje gazi. Gjithçka ndodhi në momentin kur i moshuari shtypi manjetën e ndezjes.
Menjëherë 82-vjeçari tentoi të dilte, por sapo mbërrin te dera, shpërthen shtëpia dhe zhurma dëgjohet në të gjithë pallatin.
Denoncimi ka ardhur në redaksinë e JOQ Albania, nga vjehrri i të moshuarit. Mësohet se i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, duke u bazuar te pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, si pasojë e shpërthimit ka dëme të shumta materiale, madje janë çarë edhe muret e banesës.