Fëmijët duhet t’i shmangin ekranet e celularëve dhe jo vetëm, përpara se të shtrihen për gjumë.
Paralajmërimi vjen kryesisht për prindërit, pasi janë ata që e kanë në dorë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre të vegjël para dhe pas gjumit.
Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës në Britaninë e Madhe thotë se prindërit duhet të sigurohen që të vegjlit e tyre të mos shpenzojnë shumë kohë në celularë, tableta apo duke shikuar televizion. Kjo pasi ekranet sjellin çrregullime të gjumit.
Kështu, kolegji ka publikuar një sërë udhëzimesh të të dizajnuara për t’u ardhur në ndihmë prindërve me menaxhimin e kohës.
Sipas studimit, koha e madhe e shpenzuar para ekraneve lidhet me një dietë të pashëndetshme, një stil sedentar jetese si dhe shëndet mendor të dobët.
Për të shmangur problemet me gjumin, rekomandohet që fëmijët të mos prekin më pajisje elektronike një orë para se të flenë. JOQ Albania